Milani vazhdon me revolucionin e merkatos dhe largimet! Pasi i ka treguar derën Susos, Piatek dhe Paqueta, tani edhe Calhanoglu është njoftuar të përgatisë valixhet pasi në rast oferte të mirë, do të largohet pa asnjë problem!

Madje, sipas “Sportmediaset”, agjenti i tij i është futur punës për të gjetur një skuadër dhe i është propozuar Arsenalit, por “gunners” duken mjaft të ftohtë. Calhanoglu mund të kthehet në Bundesliga, me disa interesime ende jo konkrete. Aktualisht është i dëmtuar, por mungesa e tij nuk po ndihet aspak.