Ministria e Drejtësisë nga 1 janar 2020, ofron 13 shërbimeve kyçe që kryhet online, përmes platformës unike e-albania.
Ministria e Drejtësisë sqaron se tashmë qytetarët e kanë më të thjeshtë për të marrë shërbimet e nevojshme nga dhe institucionet nën varësi, duke shmangur sportelet, radhët që krijohen apo kontaktin me nëpunësit që jo pak herë krijonte burokraci.
Ministria e Drejtësisë ofron shërbime përmes portalit e-Albania: Aplikim për ekspert gjykate;Vërtetim si ekspert gjykate;Vlerësim i eksperteve në gjykata.
Po ashtu shërbime online edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti); Vërtetim i hyrje-daljes nga burgu (dënimi);Vërtetim i periudhës së burgut.
Edhe Agjencia e Kombëtare e Falimentimit do ketë shërbime online: Aplikim për licencimin e administratorëve të falimentimit; Aplikim për rinovimin e licencës së administratorëve të falimentimit.
Po ashtu shërbime online do të ketë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit: Aplikim për vërtetim të detyrimeve përmbarimore.
Gjithashtu shërbime online do të ketë edhe Agjencia e Trajtimit të Pronave: Aplikim për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes; Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP-së.
Prej datës 15 janar 2020 Qendra e Botimeve Zyrtare do të ofrojë gjithashtu 2 shërbime në e-albania: Shitje online të botimeve te QBZ-së; Abonimet vjetore mbi botimet e QBZ-së.
“Padyshim shërbimi online do t’ju kursejë kohë dhe kosto dhe deri në fund të këtij viti të gjitha shërbimet e ofruara nga Ministria e Drejtësisë dhe institucioneve nën varësi, do të jenë të aksesueshme përmes platformës unike e-albania”, sqaroi Ministria e Drejtësisë.