Infek sionisti i njohur Pëllumb Pipero ka qenë i ftuar në emisionin “ThumbON” në RTV Ora, i cili ka folur për një çështje shumë të rëndësishme që ka shqetësuar dhe fr ikësuar gjithë shqiptarët. Bëhet fjalë për së mundjen e meningitit, ku nëpër media kanë dalë disa lajme se disa vd ekje janë shkaktuar nga kjo sëmundje. Doktori e quan këtë gjë të pavërtetë duke shprehur se deri më tani nuk kemi ende asnjë rast të konfirmuar se kanë ndodhur vdekje nga kjo sëmundje.
“Për fatin e mirë ne kemi pasur pak raste me menengit. Renditemi një nga vendet me incidencë jo shumë të lartë të menengitit. Meningit shkaktojnë të gjitha bakteret apo viruset e tjera por meningokoku është një nga ato bakterë që mund ta shkaktojë menengitin. Meningiti është infeksion i cipave të trurit, pra të gjitha bakteret dhe viruset pontencialisht e ruajnë mundësinë për të shkaktuar meningit. Meningokoksemi është një komplikacion i menengitit i shkaktuar nga meningokoku. Shpesh fillon si e tillë dhe fillon si meningit dhe vazhdon si Meningokoksemi. I gjithë ky panik që është hapur vjen si pasojë e mos marrjen në kohë të informacionit, ndonjëherë e nxitimit të qytetarëve për të marrë informacion të pasaktë, të pakonfirmuar, ndonjëherë për shkak të saj që dëgjojmë dhe bëhet lajm. Unë gjithnjë preferoj që përmes jush të shpërndahet apo të emetohet informacionet tek qytetarët. Informacioni është i rëndësishëm sesa lajmi “ndodhi kjo, ndodhi ajo”.
Meningiti është një sëmundje e rëndë dhe nga meningiti ka vdekshmëri të lartë. Nga Meningokoksemia ka edhe vdekshmëri më të lartë akoma. Meningokoksemia është majft e rrallë, icidenca është më pak së një person për 100 mijë banorë. Për lajmet që janë përhapur, po ju them me kompetencë maksimale profesionale se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar të vdekur nga Meningokoksemia tek ne. Rastet që klinikisht i ngjajnë Meningokoksemisë, nuk janë Meningokoksemi, derisa ne të marrim konfirmimet laboratike. Pra konfirmimi laboratorik do kohë të vijë. Klinikisht është purpur që nuk e shkakton vetëm meningokoku por edhe baktere apo viruse të tjera. Klinikisht ngjajnë si dy pika uji por nuk janë e njëjta gjë. Ndaj dua t’i them gjithë qytetarëve përmes emisionit tuaj, nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuarn dhe frikësuar. Informacionet që kam marrë, telefonatat q kam marrë, takimet që kam pasur me shumë qytetarë të cilët më thonë, në lagjen time ka ndodhur kjo ka ndodhur ajo, vrapin e madh për të shkuar në farmaci për të marrë kimioterapi për profilaksi apo dëshirën e madhe për të bërë vaksinën e quaj totalisht të tepërt. Marja e profilaksisë është absolutisht e panevojshme, përjashtuar rastet e kontaktit të afërt që mund të jenë familjarë, të afërm për rastet e konfirmuara. Raste të konfirmuara nuk kemi, atëhere nuk kemi vend për të bërë as kimioterapi, as vaksino-terapi”, përfundon mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.