Kjo e martë, 7 janar 2020 është parashikuar si një nga ditët më të ftohta të javës. Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës vijon me kthjellime e vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë, ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në zonat përgjatë kufirit Lindor por pa reshje.

Temperaturat e ajrit vijojnë të ulen në mëngjes, por mesdita sjellë rritje duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -10°C deri në 11-12°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri 4 ballë.

Edhe në Rajon dhe në Europë situata meteorologjike është pothuajse e njëjtë. Europa mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të saj; më të shpeshta vranësirat paraqiten në Veri dhe Lindje ku priten edhe reshje të pakta dëbore. Ndërsa kthjellime më të shumta do të ketë Europa Jugperëndimore.