Z/kryeministri Erion Braçe reagoi ndaj deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili është është shprehur se “qeveria e PD-së do të menaxhojnë fatkeqësitë natyrore”.
Braçe i kujtoi Bashës përmbytjen e Shkodrës 5 herë gjatë qeverisjes nga Partia Demokratike.
“Qeveria ime nuk do jetë e papërgatitur për fatkeqësitë natyrore! Mesia (jo Messi) që ju fanepset shqiptareve nga jashtë shteti, përherë nga jashtë shteti, është Lulzim Basha! Qeveria e tij nuk do jete e papërgatitur! Ky! Këta! Ore vërtetë mendoni ju se keni dalë nga veza tani apo çfarë?! Pa shihi pak fotot t’i i përgatituri përherë; Nuk është Venezia e këtij dimri, por Shkodra e dimrave 2009-të e 2010””, shprehet Braçe.
“Nga dhjetori ne dhjetor, Shkodrën e përmbytet 5 here rresht; E dini përse? Sepse nuk bëni dot llogaritë, mbledhje zbritje, shumëzime etj, me ujin-reshjet, ujin në lumenj, ujin në liqene; Shkurt, ju ngeli rubineti në dorë, ndërkohë portat nuk u mbylleshin. Kaq të përgatitur ishit! Të njëjtët jeni serish! Ti Mesia ministër, ti Mesia kryetar bashkie, ti Mesia kryetar partie!Dhe një gjë, jam i bindur qe ti ja del të ndryshosh bojën e flokut, por jo historinë; Mbajnë mend në këtë vend!”, shprehet ai.