Donald Trump kishte kërkuar largimin e Marie Yovanovitchit, ambasadores së mëparshme të ShBA-ve në Ukrainë dhe tash një figurë kryesore në procesin për shkarkimin e tij, në një video që u lansua sot për media.Videoja raportohet të jetë bërë më 28 prill të vitit 2018, në një darkë me donatorë në një hotel. Ajo iu dha mediave nga një avokat për Lev Parnasin, bashkëpunëtor i avokatit personal të Trumpit, Rudy Giulianit, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.Parnasi dhe partneri i tij biznesor, Igor Fruman, janë akterët kryesorë në përpjekjen e pretenduar të Trumpit për t’i bërë presion qeverisë së Ukrainës për të gërmuar e gjetur prova për korrupsion ndaj Joe Bidenit, një oponent potencial i Trumpit për president.

Kjo çështje është qendrore në procesin hetimor për shkarkimin e Trumpit që po vazhdon në Senatin e ShBA-ve.Ekzistenca e kësaj videoje ishte raportuar së pari nga ABC News të premten.Urdhëri i Trumpit për ta shkarkuar ambasadoren vjen pasi Parnasi i tha atij që ajo ishte bërë pengesë në përpjekjen e tyre, dhe pretendoi se ajo privatisht kishte folur keq për presidentin. “Hiqeni qafe atë [ambasadoren]!” kishte thënë Trump.“Hiqeni që nesër. Nuk më bën. Hiqeni që nesër. Hiqeni. Ok? Bëjeni.” – thoshte Trump