Pas katër ndeshjesh Napoli rikthehet të fitojë në stadiumin “San Paolo” dhe këtë e bën në mënyrën më të mirë të mundshme duke mposhtur Juventusin. Skuadra e Gattuso-s fitoi 2-1 ndaj kampionëve në fuqi duke mbajtur hapur garën për titull madje tashmë Juve është jo 4 por 3 pikë larg Interit. Çdo gjë ndodhi në pjesën e dytë ku Napoli shënoi me Zielinski në minute e 63-të dhe më pas kapitenin Lorenzo Insigne ndërsa për Juventusin vetëm sa ngushtoi shifrat Cristiano Ronaldo. Napoli surprizon Juventusin.
Derbi i Romës ka qënë derbi i gafave. Roma-Lazio u mbyll 1-1 dhe skuadrat ndanë nga një pikë ku bardhekaltërit frenojnë ecurinë e fitoreve. Fillimisht gaboi në dalje Strakosha dhe Dzeko shënoi për Romën ndërsa më pas e “katranos” edhe portieri i verdhekuqve Pau Lopez dhe Acerbi ka barazuar. Lazio e Roma mbajnë vendet tre dhe katër në renditje.
Goli me kokë i shënuar nga Nacho ka ngjitur Real Madrid të vetëm në krye të La Ligas. Los Blancos janë liderët e rinj të kampionatit spanjoll dhe Reali shfrytëzoi humbjen e Barcelonës dhe mposhti 1-0 Real Valladolid. Ndësa në Angli Liverpool detyrohet të shkojë në “replay” në FA Cup. Djemtë e Klopp nuk kanë mundur dot të mposhtin ekipin e kategorisë së tretë Shrewsbury duke barazuar 2-2. Jones dhe një autogol i dhanë avantazh të dyfishtë Liverpoolit por për inferiorët realizoi dy gola Cummings dhe stadiumi shpërtheu në festë. Duhet ndeshja shtesë për të përcaktuar ekipin që do kalojë më tej.