Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje Iranit të përmbahet nga dhuna dhe provokimet e mëtejshme, pasi Teherani kërcënoi me hakmarrje si kundërpërgjigje ndaj sulmit ajror amerikan që vrau gjeneralin e lartë iranian Qassem Soleimani.
“Sot në takimin tonë, aleatët bënë thirrje për vetëpërmbajtje dhe ulje tensionesh. Konflikti i ri nuk do të ishte në interes të askujt. Ndaj Irani duhet të përmbahet nga dhuna dhe provokimet e mëtejshme”, deklaroi sot Stoltenberg në Bruksel, pas një takimi urgjent të ambasadorëve të NATO-s.
“Për vite me radhë, të gjithë aleatët e (NATO-s) kanë shprehur shqetësimin për aktivitetet jo të qëndrueshme të Iranit në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme,” shtoi Stoltenberg.
“Jemi dakord që Irani të mos blejë kurrë një armë bërthamore. Ne ndajmë shqetësimin për testet e raketave të Iranit dhe jemi të bashkuar në dënimin e mbështetjes së Iranit ndaj një sërë grupesh terroriste”, deklaroi ai.