Një kavilie e tërë e rindërtuar me një protezë me porosi në formatin 3D: hera e parë në botë që realizohet kjo gjë, dhe implantimi u bë më 9 tetor në Institutin Ortopedik Rizzoli në Bolonjës.
Operacioni, i ilustruar sot në një konferencë për shtyp, u zhvillua tek një pacient 57 vjeç, i cili kishte humbur funksionin e kavilies të këmbës, pas një aksidenti të rëndë automobilistik me motor që në vitin 2007.
Pas 13 vjetësh, falë ndërhyrjes , njeriu tani ka rikuperuar mundësinë e plotë për të ecur. Ajo që u zhvillua në spitalin Rizzoli është një teknikë inovative për personalizimin e tërë procedurës së zëvendësimit protetik të kyçit të këmbës: duke filluar nga anatomia e pacientit, deri tani e konsideruar si e pa funksionueshme, deri tek implanti 3D i përshtatur i këmbës.
Një punë që rezulton nga përpjekja e përbashkët e kirurgëve ortopedikë të Rizzolit dhe Universitetit të Bolonjës. Ekipi drejtohej nga Profesor Cesare Faldini, drejtor i Klinikës Ortopedike 1.