Ditën e sotme, çifti mbretëror Harry dhe Meghan Markle kanë njoftuar se kanë bërë një hap prapa, duke pranuar statusin si “pjesëtarë të moshuar” të familjes mbretërore.
“Qëllimi ynë është të bëhemi “pjesëtarë të moshuar” të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë financiarisht të pavarur, ndërkohë që do të vazhdojmë të mbështesim plotësisht Mbretëreshën. Me inkurajimin tuaj, veçanërisht viteve të fundit, ndihemi të përgatitur për të bërë këtë ndryshim. Ne po planifikojmë të menaxhojmë kohën tonë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrimin tonë ndaj mbretëreshës dhe mirëqenies së përbashkët.”- është shprehur çifti.
Mirëpo, duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga Mbretëresha Elizabeth, e cila nuk ka qenë e informuar për këtë veprim.
Korrespondentja Mbretërore e BBC-së, Jonny Dymond shkroi në Twitter:
“Asnjë anëtar tjetër i familjes mbretërore nuk ishte konsultuar përpara se Harry dhe Meghan të lëshonin deklaratën e tyre personale sonte, Buckingham Palace duket se është ‘i zhgënjyer’”. Veprimi i tyre i është dukur i pavend edhe shumicës së publikut, i cili nuk e ka parë të arsyeshme shkëputjen e çiftit nga familja mbretërore.