DASHI

Shenja jote do harxhojë energji këtë vit. Por në fillim të vitit, rezistenca jote mund të bjerë dhe mund të jesh i ndjeshëm përsa i përket emocioneve, gjë që mund të çojë në shqetësime psikosomatike. Ndaj, trupi yt do ketë një mbrojtje ekstra dhe energjia jote do rikthehet me maksimumin e forcave. Ki kujdes nga një problem i vogël trashëgimie ose diçka që ke patur dikur. Kontrollo ankthin!

DEMI

Edhe nëse favorizojnë mirëqenien tënde fizike dhe mendore për pjesën më të madhe të vitit, energjitë e diellit mund ta bëjnë trupin tënd më të ndjeshëm në disa moment të caktuara. Përforco kurat dietike dhe kontrollo shqetësimet me shëndetin ose sëmundjet e trashëgueshme. Shëndeti yt do jetë shumë i mbrojtur me kalimin e kohës. Do kalosh muajt e fundit të vitit, duke shijuar jetën.

BINJAKËT

Për shëndetin e shenjës tënde, energjia e Plutonit do përforcojë aftësinë tënde për t’u rikuperuar dhe për të tejkaluar problemet, por mund të jetë edhe një sfidë në disa faza dhe do kërkojë më shumë vëmendje tek rrugët e frymëmarrjes, krahët, duart dhe organet. Investoni në zakone më të shëndetshme. Krijoni mundësi për t’u stërvitur pak.

GAFORRJA

Të investosh në mirëqënie do jetë një nga motot e vitit të ri. Nisni duke rishikuar zakonet dhe duke u kujdesur për trupin tuaj. Lëkura, dhëmbët dhe kockat mund të kenë nevojë më shumë gjatë vitit 2020. Dieta do ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës. Do jesh i mbrojtur nga sëmundjet me një dietë të shëndetshme.

LUANI

Do kesh mjaftueshëm energji për të përballuar vitin. Mund të jesh i sigurtë se do kesh një periudhë gjallërie fizike dhe lehtësie për t’u rikuperuar nga problem të mundshme që mund të lindin. Përpiqu të jesh më i lehtë dhe të mos lësh pas dore sinjalet e trupit.

VIRGJËRESHA

Rekomandohet të përforcosh kujdesin ndaj trupit, në mënyrë që të mbroni shëndetin. Në gjysmën e vitit, sa më shumë të lëvizni, të dilni e të zbaviteni, aq më shumë do keni ndjesinë e mirëqënies. Të udhëtoni dhe të merrni një tjetër ajër, do ju bëjë shumë mirë.

PESHORJA

Forcat e kundërta do rrotullohen rreth shëndetit tuaj brenda 2020-s. disa me premtime vitaliteti fizike dhe mendore, port ë tjerë me ulje e ngritje për trupin tënd. Për t’u përmirësuar, Afërdita lajmëron që duhet të ndryshoni zakonet, ajër dhe vendet. Kjo do sjellë benefice dhe do shtojë rezistencën dhe autostimën.

AKREPI

Ke gjithçka për të jetuar një periudhë me shumë vitalitet dhe mundësinë për t’u përballur me problemet më të rënda është praktikisht asgjë. Përveçse të keni mbrojtje dhe forcën e Diellit në 2020-n, do merrni edhe influenca direkt nga Marsi, që merret me mirëqenien tënde. Kujdes nga shqetësimet e trashëguara.

SHIGJETARI

Shenja juaj do jetë ndër më të privilegjuarat nga energjitë e mbretit yjor që premton një vit me shumë vitalitet, si fizik edhe mendor. Urani do influencojë dukshëm shëndetin tënd dhe do të të japë stimuj të mirë për të përmirësuar kujdesin fizik. Terapi innovative, specialitet dhe trajtimet mund të të ndihmojnë të kalosh disa shqetësime.

BRICJAPI

Nuk do jesh më i/e gatshëm/e për gjithçka dhe duket se nuk do kesh shqetësime fizike në muajt që vijnë. Në rast problemesh, do çlirohesh shpejt, falë aftësisë së shkëlqyer për ta rimarrë veten. Kujdesu për zemrën, sistemin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetin e pjesëve intime, duke i kushtuar vëmendje pjesës seksuale.

UJORI

Nuk mungon vitaliteti për shenjën tënde. Do kesh entuziazëm dhe një sjellje më të gjallë ndaj trupit dhe pamjes tënde të jashtme, duke qenë se edhe kotësia do zhduket. Kushtoji vëmendje ndryshimeve të çuditshme të trupit apo simptomave. Kujdesu për shëndetin tënd me ndërgjegjësim, pa vetëmjekim.

PESHQIT

Shëndeti do jetë në qendër të vëmendjes tënde. Forca nuk do i mungojë mbretërisë së Diellit dhe do jesh më shumë i/e interesuar ndaj asaj që premton përmirësime në cilësinë e jetës. Të punosh jashtë orari, të hash gjithçka të vjen në dorë, të braktisësh aktivitetet fizike dhe të ulësh orët e gjumit, mund të penalizojë shëndetin tënd dhe trupi yt do ankohet.