Argjentinasi Lionel Messi është padyshim një nga lojtarët më të mirë në histori, mos më i miri. Ai mund të lërë një pasardhës, pasi djali i tij Thiago Messi ka nisur hapat e babait të tij.

Vogëlushi realizoi një gol mjaft të bukur me moshat e skuadrës katalanase. Sprint me topin në këmbë dhe gjuajtje e bukur për ta pushuar topin në rrjetë. Djaloshi i ri mban fanellën me numër 10 në shpinë. Shumë shpejt mund të kemi një duel interesant Cristiano Jr kundër Messit Jr.