Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ishte artistja e radhës që mori vendimin për “të ngrirë vezët”, duke u siguruar kështu se do të ketë mundësi të bëhet nënë në momentin kur do të jetë gati. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, doktoreshë Hysnie Aliko tregoi se kjo metodë është përhapur shumë, pasi shërben si garanci mëmësie për të gjitha gratë që nuk duan të humbasin mundësinë për të qenë nëna pas një moshe të caktuar.

E pyetur nga Bieta për moshën maksimale kur mund të kryhet kjo proces, zonja Aliko shpjegoi se e mira është të realizohet brenda moshës 43 vjeçare.