Ditën e diel, moti në vend parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura përgjatë lindjes.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se gjatë ditës së nesërme do të bëhen të pranishme reshje të lehta bore në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin jugor reshje shiu të dobëta.
Për të gjithë ata që do të udhëtojnë, era do të fryjë me drejtim verilindje-veri, e prej orëve të mesditës fiton shpejtësi e vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, zonat e ulëta e lugina.
Në brigjet e Jonit do të ketë stuhi ere. Kjo situatë, do të sjellë shtim të dallgëzimit të forcës 6-7 ballë.
Kujdes i veçantë duhet të tregohet nga ngricat që do të jenë të pranishme në të gjithë vendin në mëngjes e kryesisht në mbrëmje.
Temperaturat, do të pësojnë rënie e cila do të jetë e ndjeshme në orët e pasdites e të mbrëmjes, më konkretisht në: zonat malore -6ºC deri në 0ºC; zonat e ulëta -2ºC deri në 10ºC dhe zonat bregdetare -1ºC deri në 11ºC.