Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio tha në një konferencë për shtyp se kërcënimi ndaj metropolit, i cili është i përshtatshëm për sulme, është rritur ndjeshëm dhe se duhet të supozohet se sulmi do t’i vinte Shtetet e Bashkuara në luftë. Ai e përshkroi situatën si konfrontim me një realitet me të cilin qyteti nuk ishte përballur më parë.
“Eshtë shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë këtë, por edhe të kuptojnë se në këto rrethana të ndryshuara, administrata e qytetit dhe policia po bëjnë gjithçka për ta mbajtur New York-un të sigurt”, tha Bill de Blasio.
Ai theksoi se New York-u mund të përballet me një kërcënim që është i ndryshëm dhe më i madh se çdo gjë me të cilën është përballur më parë.
Njoftimet e drejtuesve të metropolit të shquar amerikan për një nivel të ngritur të sigurisë, aty ku ndodhën dhe sulmet e 11 shtatorit mbi dy kullat binjake, erdhën pas kërcënimeve të Iranit për të kërkuar hakmarrje për vdekjen e Soleimanit.
Pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani të premten, Teherani ka kërcënuar me një hakmarrje të fortë.