Projektet e filluara në 2019-n që adresuan kërkesat e studentëve në përmirësimin e kushteve në institucionet e arsimit të lartë (IAL) dhe cilësisë së arsimit do të vijojnë edhe në 2020-n.

“”Pakti për Universitetin”, një rrugë e mbarë e nisur dhe pa kthim prapa ndaj mbështetjes së studentëve dhe përmirësimit të cilësisë në arsimin e lartë”, – e cilësoi ministrja e Arsimit, Besa Shahini në kuadër të analizës së punës për vitin 2019.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në kuadër të Paktit gjatë vitit që lamë pas siguroi bursa për afro 12 mijë studentë ekselentë dhe kategoritë në nevojë, përgjysmimin dhe përjashtimin nga tarifat për rreth 90 mijë studentë, bibliotekën dixhitale, përmirësimin e kushteve në të gjitha konviktet në vend, investimin në kampuset universitare, shpërndarjen e kartës së studentit, punësimin e ekselentëve në shërbimin civil, Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, rritje e kërkimit shkencor, kontroll anti plagjiaturë, etj.