Është inauguruar ditën e sotme reparti i ri i kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. “Një spital ultramodern për kirurgjinë”, thotë kryeministri Edi Rama në përfundim të punimeve. “Pas 90 vitesh në godinën e vjetër në QSUT, kirurgjia shqiptare ka një tempull të ri, ku gjithçka është fjala e fundit e teknologjisë dhe po ashtu organizimi në funksion të pacientit është në nivelin më të lartë bashkëkohor. Spitali i ri “Frederik Shiroka” çon në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri”, shprehet kryeministri.
Rama jep edhe disa shifra: -7 salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë -Aparatura mjekesore të teknologjisë së fundit -Njësi terapie intensive me pajisje bashkëkohore dhe kushte optimale -Laborator i nivelit të lartë teknologjik -120 shtreter dhe dhoma me kushte si në spitalet më të mira të Europës për pacientët.