Fatma dhe Alfio tre ditë më parë u bënë prindër. Fatma solli në jetë një djalë të cilin çifti e pagëzoi me emrin Noah. Alfio postoi një foto me Fatmën dhe djalin e tyre duke u shprehur shumë i lumtur që është bërë baba. Sot Noah është mirëpritur në shtëpi me një atmosferë të ngrohtë. Alfio ka postuar një foto ku tregon se e kanë pritur ardhjen e vogëlushit me një tortë të dekoruar me arush e ku shkruhet “Mirë se erdhe Noah”
“Sot mesova perfundimisht cfare do te thote te duash dhe te te duan, sot mesova perfundimisht cfare eshte dashuria sot jeta ime ndryshoi si kurre me pare, sot erdhi tek ne NOAH dhe babi Alfio dhe mami Fatma jane njerezit me te lumtur ne bote dhe e duan shume shume shume”, shkruante Alfio. Alfio ka treguar se është një bashkëshort shembullor duke u kujdesur për Fatmën gjatë ditëve në spital.