Moderatorja Rudina Magjistari ka mbushur studion e emisionit të saj këtë të premte me kastën e aktorëve të filmit “I Love Tropoja”. Ata kanë rrëfyer disa prapaskena nga xhirimet e filmit që po shfaqet aktualisht në Pallatin e Kongreseve, ndërsa Ermal Mamaqi tha se një prej roleve të veçanta ishte edhe ai i kryeministrit Edi Rama.
Por në këtë moment ka ndërhyrë Rudina, e cila e ka cilësuar rolin e Ramës si “horror”. “Për një moment e ktheu komedinë në horror, ta pranojmë se i trembi të gjithë”, tha Rudina Magjistari. Edi Rama ka rolin e dajës së Ermal Mamaqit në këtë film. Ai shfaqet vetëm pak çaste i maskuar me paruke me flokë të gjata ndërsa njërin sy e ka si reptilian.