Pas shumë aludimesh dhe polemikash, Rudina Dembacaj ka pranuar për herë të parë lidhjen me Mark Frrokun. Aktorja ka publikuar në Instagram foto ku shfaqet pranë tij dhe shkruan se ata janë edhe partnerë në jetë.
“E di që e donit të gjithë, por po e mbaj përvete ekskluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes. Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi”, shkruan Rudina në fotot ku çifti shfaqet i dashuruar. Kujtojmë se në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Rudina tregoi se me Aleksin është në proces divorci.
Ata ruajnë marrëdhënie të mira dhe vajza e takon të atin vazhdimisht.