Pacientët me diabet në Kukës tashmë kanë mundësinë ta marrin shërbimin afër vendbanimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën të ditur se “ekipit mjekësor të spitalit rajonal të Kukësit , i është bashkuar mjekja e specializuar në endokrinologji dr.Edlira Hoxha”. Sipas saj, me punësimin e dr.Edlira Hoxhës ky spital ofron tashmë shërbimin që më parë mungonte në qarkun verilindor.

“70 mjekë specialistë po punësohen në spitalet rajonale për të garantuar shërbimin mjekësor”, tha Manastirliu. Sipas ministrisë së shëndetësisë, punësimi i mjekëve të rinj në gjithë spitalet e vendit po sjell përmirësim të shërbimeve që ofrohen në spitalet rajonale.