Prezenca e OSBE-së në Shqipëri e ka quajtur marrëveshjen e palëve politike për Reformën Zgjedhore një hap të rëndësishëm drejt në reforme në kohën e duhur. Ajo shton se është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e kësaj reforme.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore. E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje me mandatin e saj”, thuhet në reagim.