Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas takimit të kreut të LVV-së Albin Kurti dhe Isa Mustafës.
Sipas LDK-së, Mustafa i ka paraqitur ofertën Vetëvendosjes për të bashkë qeverisur.
“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftim.