Moti i qëndrueshëm do të vazhdojë të na shoqërojë edhe në ditët e para të 2020.
Sipas Meteoalb, orët e para të së premtes do të jenë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë, por në orët e pasdites dhe në vijim parashikohet shfaqje e vranësirave kryesisht ne Juglindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C në 14°C.
Era do fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veri-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.