Fundjava duhet se do të mbyllet me mot të qëndrueshëm. Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës së shtunë do të jetë me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare më të dukshme do të jenë në zonat malore.
Ndërsa orët e mesditës dhe pasdites do të shtojnë vranësirat në territor, po pa rrezikuar reshje. Temperaturat e ajrit do të mbeten të padryshuara në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -3°C në 14°C. Era do fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në det dallgëzimi 2 – 3 ballë.