Dy ditë më parë, çifti shumë i njohur i showbiz-it, Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani, mirëpritën fëmijën e tyre të parë. Fatma solli në jetë një vogëlush, të cilin e pagëzuan me emrin Noah. Menjëherë pas lindjes, çifti ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale momentet e para me të voglin, nëpërmjet disa fotove shumë të ëmbla. Fatma dhe Alfio janë në qiellin e shtatë tashmë që janë bërë prindër për herë të parë, ndërsa Alfio mundohet ta ndihmojë sa më shumë partneren pas lindjes.

Në llogarinë e tij në Instagram, shefi i kuzhinës publikoi një foto ku komentuesit e cilësuan si partnerin shembullor, pasi ndihmonte Fatmën në dhomën e spitalit. Ai shfaqet duke u përkujdesur për Fatmën pas lindjes, teksa i thante flokët pas dushit. “Skuadra e familjes”- shkruan Alfio krahas postimit me partneren e tij. Fatma dhe shefi i kuzhinës e bënë publike lidhjen e tyre në tetor të vitit 2018 dhe që atëherë janë kthyer në një ndër dyshet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.