Gjatë një interviste të gjatë të dhënë për Globoesporte, asi brazilian i Paris Saint-Germain dhe i Brazilit, Neymar, ka folur për lojtarët me të cilët do të kishte dashur të luante në karrierë.

Nga legjendat e Brazilit te kampionët e Europës: “Me kë do të më kishte pëlqyer të luaja? Romario është një nga ata. Ronaldo, Fenomeni. Edhe Zidane dhe Ibrahimovic”.

O Ney është transferuar në Paris në verën e 2017-ës, një vit pasi suedezi është larguar nga Franca pas eksperiencës të nisur në 2012-ën.