Papa Françesku ka emëruar një grura në postin e Nënsekretares në Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, e cila është dhe pika me nevralgjike e Selisë së Senjtë. Ky emërim shënon një kthesë historike pasi është hera e parë që një grua merr një funksion kaq të lartë drejtues në Vatikan e në një sektor kaq të rëndësishëm siç është ai i marrëdhënieve diplomatike të Selisë së Shenjtë.
Ajo është Francesca di Giovanni e emëruar me funksionin e zëvendësministres së Jashtme të Vatikanit me përgjegjësinë e drejtimit të sektorit multirateral të raportit të Sekretarisë së Selisë së Shenjtë me shtetet e tjera. Sekreteria e Shtetit të Vatikanit drejtohet nga kardinali Piero Parolin i konsideruar Ministri i parë i Papës. Ministër i Jashtëm i Vatikanit është imzot Paul Richard Gagagher, zëvendësministre e jashtme është emëruar Franceska di Giovanni, ndërsa sektorin e diplomacisë dy palëshe e mbulon Imzot Miroslaq Wacowski.
Franceska di Giovanni është 66 vjeçe, ka lindur në Palermo e është diplomuar në shkencat juridike. Prej disa vitesh punon në administratën e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, ku mbulonte sektorin e të drejtës humanitare ndërkombëtare, emigracionin e të drejtat e refugjatëve. Në një intervistë për Vatikan News ajo shprehet e surprizuar nga ky emërim e konfirmon se është hera e parë që një gruar merr një funksion drejtues të lartë në Sekretarin e Selisë së Shenjtë.
“Shpresoj, thotë ajo, që qënia ime si grua mund të reflektojë pozitivisht në këtë funksion kaq të rëndësishëm të marrëdhënieve të Vatikanit me komunitetin ndërkombëtar.”