Dekada e fundit është regjistruar nga 3 agjenci botërore si dekada me temperaturat më të nxehta. Sipas NASA-s, Noaa dhe Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar, viti i kaluar ishte i dyti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, ndërkohë që viti 2016 mban vendin e parë.

Në statistikat e publikuara nga këto agjenci, temperatura mesatare e vitit të kaluar është 1 gradë më e lartë se sa ajo e viteve 1951. Zyra Meteorologjike në Britani se këto temperatura do të na shoqërojnë edhe për disa vite në vazhdim. Me temperaturat në rritje, përpjekjet për të reduktuar sasitë e e gazeve të lëshuara në atmosferë po hasin vështirësi pasi shkenca ka përplasje me politikën.