“Unë gëzohem posaçërisht kur më sulmojnë keqaz si person, sepse mendoj përderisa merren me mua personalisht s’u ka mbetur më asnjë argument politik”.

Ishin këto fjalë të ish-kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Margaret Thatcher, që kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.