Deputetja Milva Ekonomi pritet të zëvendësojë Arben Ahmetajn si kryetare e Komisionit të Ekonomisë. Propozimi u bë në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, pak para nisjes së seancës plenare për sesionin e ri parlamentar.
Propozimi pritet t’i shkojë për shqyrtim Kuvendit. Arben Ahmetaj që drejtonte këtë komision, u emërua Ministër Shteti për Rindërtimin nga kryeminitri Rama.