Në fillim të tetorit, Granit Xhaka dhe partnerja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi një vogëlushe dhe ata vendosën ta pagëzojnë me emrin e veçantë, Ayana.
Sot vajza e tyre ka mbushur 3 muaj dhe këtë moment Graniti dhe Leonita kanë dashur që ta ndajnë edhe me ndjekësit në Instagram. Leonita ka publikuar një foto të vogëlushes dhe më pas foton e ka publikuar edhe Graniti. Vajza e tyre duket si një engjëll e veshur me rozë dhe duke qeshur për kamerat!