Nga Zef MAZI/
Ballkani gjithmonë ka qenë një gadishull ku janë përplasur qytetërimet. Sipas Huntington-it, “qytetërim është një entitet klulturor”. Ai identifikoi tetë qytetërime të tillë, një prej të cilëve është ai sllavo-ortodoks. Qytetërimet ndryshojnë nga njeri tjetri nga historia, gjuha, kultura, traditat dhe, mbi të gjitha, nga feja. Huntington-i argumentonte se “cdo qytetërim kishte dhe ka një shtet kryesor, qëndror, si mbrojtës”. Historikisht Rusia ka qenë dhe është mbrojtjësi i qytetërimit sllavo-ortodoks.
Gadishulli i Ballkanit dhe rajoni i Evropës jug-lindore kanë qenë historikisht zona ku ka qenë dhe është përqëndruar politika e jashtme e Rusisë, zona e influencave kulturore dhe e përcapjeve të saj për te përhapur solidaritetin orthodox dhe sllav. Kjo ka qenë një konstante e përherëshme e jetës publike ruse, ashtu vazhdon edhe sot. Ky fakt nuk është dicka e re, ai nuk duhet të habisë askend.
Eshtë e njohur se pasi humbi Luftën e Madhe të Krimesë në vitet 1853-1856, influencat kulturore ruse në rajonin e Evropës jug-lindore u shtuan për disa arsye: së pari, për të mposhtur rivalitetin (romako-katolik) të Habsburgëve, së dyti, për të përhapur idenë e pan-sllavizmit në atë pjesë të Evropës. Në thelb, Lufta e Madhe e Krimesë ishte, si të thuash, luftë britanike kundër Rusise për të arritur që t’i vinte “stop” fitoreve të tjera të mundëshme të Rusise ndaj Perandorisë Osmane.
Pas asaj lufte, për Rusine u bë e qartë se armiqtë e saj ishin Fuqitë e Mëdha të Evropës Perëndimore, vecanërisht Mbretëria e Bashkuar. Kujtoj se marrëveshja e fundit politiko-ushtarake midis Rusisë dhe Mbretërise të Bashkuar u nënshkrua në vitin 1907, vetem pasi arritën të ndanin sferat e influencës në Persi (Irani sot). (Konventa ruso-britanike mbi Persinë e vitit 1907 e ndau Persinë ne seksionin verior, nën influencën ruse, në pjesën neutrale në qendër, dhe në seksionin jugor, nën influencen britanike.) Zor të thuhet sot sesa vite të tjera mund të duhen para se të mund të shohë përsëri dritë një marrëveshje tjetër e asaj natyre midis këtyre dy vendeve!
Rritja e ndjenjave pan-sllave mbi bazën e origjinës sllave, të gjuhës të përbashkët paleosllave, e ngulitur vecanerisht mbi ndjenja emocionale të clirimit të popujve sllavë të jugut nga zgjedha otomane, u nxit deri në egzagjerim ne Rusi nga rivalliteti politiko-ekonomik ndërmjet Rusisë, nga njera ane, dhe Monarkisë të Habsburgëve dhe Perandorisë gjermane, nga ana tjetër.
Tre kanë qenë interesat thelbësore ruse ne gadishullin e Ballkanit dhe Evropen jug-lindore: 1) strategjike, 2) kulturore, dhe 3) fetare.
Nga pikëpamja strategjike, diplomacia ruse gjithmonë e ka konsideruar Ballkanin dhe Evropen jug-lindore si rajone të domosdoshme, jetike, për sigurinë e shtetit rus dhe, mbi të gjitha, për stabilitetin e kufijve të shtetit rus. Nuk është i panjohur synimi rus për të pasur kufi të leverdisshëm në Besarabi (sot Republika e Moldavisë), si dhe për të ushtruar kontroll mbi ngushticat e Bosfor-it dhe Dardanele-ve. Të dyja këto ngushtica morën rëndësi të madhe për zhvillimin tregtar dhe ekonomik dhe për projektet gjeopolitike të Rusisë, vecanerisht për transportin e mbi-prodhimit të grurit nga Ukraina e sotme, ose nga Rusia e Vogël, sic edhe njihej atëhere, drejt tregjeve botërore.
Ngushticat e Bosfori-t dhe Dardanele-ve janë bërë kësisoj pjesë e “zonës të sigurisë” të Rusisë, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht. Preokupimi thelbësor rus ka qenë, së pari, të ruhej kalimi, apo tranziti i lirë, përmes ngushticës të Bosforit në Detin Mesdhe dhe, njëkohësisht, së dyti, të bllokohej ekspansioni i Fuqive të Mëdha Evropiane, vecanërisht i Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë, në këtë rajon, kryesisht në pjesën lindore të tij.
Po të kihen parasysh interesat ruse në Ballkan dhe në Evropën jug-lindore, cka erdhi falë agjitacionit dhe propagandës pan-sllave ruse, Rusia ia doli me sukses që, nga viti 1870 e këtej, të krijonte dhe të zhvillonte me tëj interesat e saj të forta ndaj fateve të sllavëve të Ballkanit dhe të krishterëve ortodoksë të Evropës jug-lindore. Mbështetur në mitin e solidaritetit sllav dhe, se pari, në reciprocitetin ortodoks sllav, cka ngjalli ndjenja të forta etnike, fetare dhe kulturore nder popullsitë ortodokse sllave (por jo ndër sllavët katolikë të romakë – të Kishës të Romës), nga fundi i shekullit 19-të pan-sllavizmi u bë një ndër forcat dominuese shtytëse të politikës ruse në Ballkan dhe në Evropën jug-lindore. Miti i solidaritetit dhe vëllazërisë sllave pati ndikim të konsiderueshëm në shumë intelektualë. Ai gjeti mbështetje në qarqet zyrtare në Rusi, Serbi, Mal te Zi dhe Bullgari, sidomos pasi Rusia arriti të clirojë bullgarët në vitin 1878.
Gjatë gjithë kohës Rusia cariste u përpoq që t’i pajtonte kombet sllave që ndodheshin në konflikt, vecanërisht ata të besimit të krishterë ortodoks, për hir të idealeve pan-sllave të solidaritetit, reciprocitetit dhe vëllazërise ndermjet sllavëve. Si shembull i qartë i ndikimit të pan-sllavizmit rus mund të shërbejë konflikti serbo-bullgar (1912-1915) mbi Cështjen Maqedone. Rusia arriti të bëhej, si të thuash, krijuesja e traktatit serbo-bullgar të vitit 1912. Për më tepër, ajo u njoh edhe si arbitër në konfliktin diplomatik midis Serbisë dhe Bullgarisë për fatet e Maqedonisë gjatë Luftrave Ballkanike.
Ne atë rast politika ruse e Ballkanit ishte realisht pan-sllave, sepse Shen Petersburgu (qyteti) donte që të kënaqeshin pretendimet territoriale të të dyja palëve përmes negociatave dhe përmes një marrveshje diplomatike midis Sofies dhe Beogradit. Prandaj, kur Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë (23 korrik 1914), të gjithë shtetet anëtare të Antantes, përfshirë Rusinë, i bënë presion Serbisë që t’i jepte kompensim territorial Bullgarisë (Vardarin e Maqedonisë) për të siguruar futjen e Bullgarise në luftë kundër Fuqive Qëndrore.
Ashtu si në rastin e Traktatit të Fshehte të Londrës të vitit 1915, të cilit iu corr maska duke u bërë publike nga Franz Jozefi (i Austrisë) po atë vit përmes botimit në Gazetën Ëiener Zeitung, Serbisë iu premtuan koncensione territoriale në ato zona të Ballkanit Perëndimor të populluar nga serbët etnikë që jetonin në Monarkine Dyshteteshe (në Bosnjë- Hercegovine, Sllavoni dhe Dalmacinë e Jugut). Nga ana e tyre, rusët i bënë premtime të mëdha Serbisë, por Serbia nuk i mori parasysh premtimet dhe propozimet ruse dhe, si pasojë, humbi 25 % të popullsisë të saj gjatë Luftës të Parë Botërore, humbi 50 % të industrisë dhe, cka ishte më e rëndësishmja, humbi shtetësine e saj; u krijua një Jugosllavi anti-serbe, pa lidhje të forta, në fakt, sic do dilte më vonë, shkatërruese, me kroatë dhe sllovenë katolikë që nga serbët dhe rusët shiheshin si “kolona e peste” e Vatikanit, pa pasur nevojë të përmendim dhe të shtojmë këtu kombësinë shqiptare dhe trojet e saj në Ballkan.
Ajo qe vihet re sot, apo levizjet e ndryshme gjeo-politike ne kete zone nga Rusia, siç duket qarte nga veshtrim i shkurter historik, nuk eshte as e re, as nuk duhet te shihet apo te merret si dicka e habitshme. Ajo eshte thjeshtë vijimësi interesash.
*Ish Ambasador i RSh prane Agjensise Nderkombetare te Energjise Berthamore dhe ish-Asistent Special per Strategjine i Drejtorit te Pergjithshen te kesaj agjensie.