Këngëtari Shpat Kasapi ka qënë i ftuar në emisionin “Glamou Zone”, ku edhe ka folur për jetën e tij private.

I pyetur nga moderatorja e emisionit për ndarjen nga modelja e njohur, e cila ka qënë e fejuara e tij, Afërdita Dreshaj, Shpati i ka bërë ‘bisht’ duke mos dhënë një përgjigje.

Shpati ka pranuar se nuk do të flasë më për të pasi të dy kishin rënë dakord që të mos e përmendnin më lidhjen e tyre.

PJESË NGA INTERVISTA:

PYETJE: Për cilën nga ishet e tua të qan zemra?
Shpat Kasapi: Kam një nga shkolla e mesme, dashuria e parë. Jo ajo që mendon ti.
PYETJE: A të ngeli hatri që nuk të ftoi Afërdita në dasëm?
Shpat Kasapi: Jo fare, as nuk e prisja të më ftonte.

PYETJE: Nuk keni mbetur miq?
Shpat Kasapi: Fare.
PYETJE: Cila është arsyeja e ndarjes?
Shpat Kasapi: Nuk dua të flas, jemi marrë vesh bashkë dhe e kemi lënë kështu