Nga Xhozef R. Bajden
Besueshmëria dhe ndikimi i SHBA-së në botë, është zbehur qëkur presidenti Barak Obama dhe unë u larguam nga detyra më 20 janar 2017. Presidenti Donald Trump, ka tallur dhe në disa raste braktisur aleatët dhe partnerët e Amerikës. Ai ka shpërfillur profesionistët tanë në komunitetin e inteligjencës, diplomaci dhe ushtri. Ai ka inkurajuar kundërshtarët tanë, dhe ka shka tërruar mekanizmat tanë ndikues, për t’u përballur me sfidat e sigurisë kombëtare nga Koreja e Veriut tek Irani, nga Siria dhe Afganistani, deri tek Venezuela. Ai ka nisur lu ftëra tregtare të keq-këshilluara kundër miqve dhe ar miqve të Shteteve të Bashkuara, të cilat po e dëm tojnë shtresën e e mesme amerikane. Ndërkohë, sfidat globale me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara – nga ndryshimi i klimës, migrimi masiv, deri tek zhvillimi teknologjik dhe sëm undjet in fektive – janë bërë më komplekse dhe më urgjente. Ndërkohë, përparimi i shpejtë i autoritarizmit, nacionalizmit dhe anti-liberalizmit, e ka minuar aftësinë tonë për të reaguar si duhet ndaj tyre.
Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, duhet të shpëtojë reputacionin e vendit tonë, të rindërtojë besimin e aleatëve në udhëheqjen tonë, dhe të mobilizojë vendin dhe aleatët tanë që të përballim me shpejtësi sfidat e reja. Si president, unë do të ndërmarr hapa emergjentë për të përtërirë demokracinë dhe aleancat e SHBA-së, për të mbrojtur të ardhmen ekonomike të vendit, dhe për të siguruar që SHBA-ja të udhëheqë sërish botën. Së pari, ne duhet të riparojmë dhe rigjallërojmë demokracinë tonë. Unë do të reformoj sistemin tonë arsimor, në mënyrë që mundësia e një fëmije në jetë, të mos përcaktohet nga statusi apo raca e tij. Do të reformoj sistemin e drejtësisë penale, për të eleminuar pabarazitë, do të rikthej transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë amerikane ndaj qytetarëve. Demokracia nuk është vetëm themeli i shoqërisë amerikane. Ajo është gjithashtu burim i fuqisë sonë. Ajo e forcon udhëheqjen tonë, dhe garanton sigurinë tonë. Ne duhet t’i tregojmë botës se SHBA-ja është gati të udhëheqë sërish, jo vetëm me shembullin e fuqisë sonë, por edhe me fuqinë e shembullit tonë.
Për këtë qëllim, unë do të anuloj menjëherë politikat mi zore dhe të pakuptimta të administratës Trump, që ndajnë prindërit nga fëmijët e tyre në kufi. Unë do t’i jap fund politikave të dëmshme të azilit, dhe do të vendos një kuotë vjetore prej 125.000 refugjatësh, si dhe do përpiqem ta rris atë me kalimin e kohës. Unë do të siguroj kufijtë tanë, duke garantuar dinjitetin e migrantëve, dhe mbrojtur të drejtën e tyre ligjore për të kërkuar azil. Gjithashtu, do të ndërmarr hapa për të adrestuar kon fliktin e interesit, problemin e financimeve të errëta dhe aferrave korruptive, që janë duke i shërbyer axhendave personale, private ose të huaja, dhe që po e minojnë demokracinë tonë. Kjo kërkon një ndryshim kushtetues, për të ele minuar plotësisht mundësinë që paratë private të financojnë zgjedhjet federale. Unë do të l uftoj për forcimin e demokracisë në mbarë botën. Sot, demokracia ndodhet nën presion dhe në rënie në shumë vende. Nga Hong Kongu në Sudan, nga Kili në Liban, qytetarët po na kujtojnë edhe një herë dëshirën e përbashkët për qeverisje të ndershme, dhe po shprehin neveri ndaj korrupsionit.
Një pandemi e fshehtë, korrupsioni ushqen shtypjen, gërryen dinjitetin njerëzor, dhe u jep udhëheqësve autoritarë një mjet të fuqishëm për të përçarë dhe dobësuar demokracitë në të gjithë botën. Gjatë vitit tim të parë në detyrë, SHBA-ja do të organizojë një samit global për demokracinë, për të ripërtërirë frymën dhe qëllimin e përbashkët të kombeve të botës së lirë.Së dyti, administrata ime do të garantojë suksesin e amerikanëve në ekonominë globale. Politika jonë tregtare duhet të fillojë që në shtëpi, duke forcuar shtresën tonë të mesme, dhe duke u siguruar që të gjithë të mund të marrin pjesë në suksesin e vendit, pa marrë parasysh racën, gjininë, kodin postar, fenë, orientimin s eksual apo aftësinë. Kjo do të kërkojë investime të mëdha në infrastrukturë dhe arsim. Unë do të siguroj që çdo amerikan të ketë qasje në kujdesin shëndetësor. Kina paraqet një sfidë të veçantë për ne. SHBA duhet të jetë e ashpër me të. Nëse ajo ndjek rrugën aktuale, do të vazhdojë të vjedhë pronësinë intelektuale të Shteteve të Bashkuara dhe kompanive amerikane.
Ajo do të vazhdojë të përdorë subvencionet, për t’i dhënë kompanive të saj shtetërore një avantazh të padrejtë në tregun global. Mënyra më efektive për të përballuar sfidën e saj është ndërtimi i një fronti të bashkuar me aleatët, kundër sjelljeve ab uzive të Kinës. Ndërkohë ne duhet të bashkëpunojmë me Pekinin për çështje ku përputhet interesat tona, siç është ndryshimi i klimës, mos-përhapja e ar mëve bërthamore, dhe siguria shëndetësore globale. Rekordi katas trofik i politikës së jashtme të Trump, na kujton çdo ditë rre ziqet e një qasje të pabalancuar dhe jo-koherente, që e de nigron rolin e diplomacisë. Unë nuk do të hezitoj asnjëherë të mbroj popullin amerikan, përfshirë edhe forcën kur është e nevojshme.Megjithatë, diplomacia duhet të jetë instrumenti i parë i fuqisë amerikane. Ajo nuk është vetëm një seri shtrëngimesh dore dhe daljesh në fotografi. Por ka të bëjë me ndërtimin e raporteve, dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët, ndërsa jemi duke menaxhuar një ko nflikt. Diplomacia kërkon gjithashtu besueshmëri, të cilën Trumpi e ka dëm tuar. Trump ka sulmuar ashpër NATO-s, duke e trajtuar atë si një ban dë që ofron mbrojtje në këmbim të parave. Aleatët tanë duhet të bëjnë pjesën e tyre. Por aleanca i kapërcen dollarët dhe centët. Angazhimi i Shteteve të Bashkuara në të është i shenjtë, dhe jo transaksional. NATO është në zemër të sigurisë kombëtare të SHBA-së, dhe thelbi i idealit liberal demokratik. Kremlini ka frikë nga një NATO e fortë, aleanca më efektive politiko-ushtarake në historinë moderne. Për të lu ftuar ag resionin rus, ne duhet t’i mbajmë të mprehta aftësitë ushtarake të aleancës, ndërsa duhet të zgjerojmë aftësinë e saj për t’u përballur me k ërcënime jotradicionale, si dezinformimi dhe s ulmet kinernetike.
Ne duhet t’i imponojmë kosto Rusisë, për shkeljet prej saj të normave ndërkombëtare, dhe të mbështesim shoqërisë civile ruse, që ka qëndruar me kurajo kundër sistemit autoritar kleptokratik të presidentit Vladimir Putin. Që të rifitojmë besimin e botës, ne duhet të dëshmojmë që Shtetet e Bashkuara bëjnë realisht atë që thonë. Shtetet e Bashkuara, duhet ta nxisin botën të përballet seriozisht me kërc ënimin ekzistencial të ndryshimit të klimës. Unë do të kryhej investime të mëdha, që do ta vendosin vendin në rrugën e duhur për të pasur një ekonomi të pastër me emetime zero në atmosferë deri në vitin 2050. Unë do t’i ribashkohem Marrëveshjes së Parisit, dhe do të organizoj një samit të vendeve kryesore ndotëse në botë, për të nxitur një reduktim sa më të shpjtë të emetimeve në atmosferë. Në lidhje me mos-përhapjen dhe sigurinë bë rthamore, SHBA-ja s’mund të jenë një zë i besueshëm, teksa është duke br aktisur marrëveshjet që ka negociuar. Marrëveshja historike bër thamore me Iranin, që negocioi administrata Obama-Bajden, e pengoi Iranin të pajiset me armë bërthamore. Por Trump e hodhi poshtë marrëveshjen, duke bërë që Irani të rifillojë programin e tij bërthamor, dhe të bëhet më pro vokues, duke rritur rrezikun e një luf te tjetër kata strofike në rajon. Unë s’kam asnjë iluzion për regjimin iranian, që është angazhuar në sjellje dest abilizuese në mbarë Lindjen e Mesme, që ka shtypur bru talisht protestuesit në shtëpi, dhe arre stuar padrejtësisht amerikanët. Por ka një mënyrë të zgjuar për të l uftuar kërc ënimin që paraqet Irani për interesat tona, dhe një mënyrë vetë-mposhtëse.
Dhe Trump ka zgjedhur këtë të fundit. Vr asja e Kasëm Sulejmanit, komandantit të Forcës Kuds, eleminoi një aktor të rrezik shëm, por ngriti ndërkohë mundësinë e një cikli gjithnjë e më të përshkallëzuar të dhu nës në rajon. Teherani duhet t’i rikthehet zbatimit të plotë të marrëveshjes. Nëse e bën këtë, unë do t’i ribashkohem marrëveshjes, dhe do të përdor diplomacinë për të punuar me aleatët tanë, për ta forcuar dhe zgjeruar atë. Edhe në rastin e Koresë së Veriut, do të mbështes negociatorët tanë, dhe do të nis një fushatë të qëndrueshme, të koordinuar me aleatët tanë dhe të tjerët, përfshirë Kinën, për të çuar përpara objektivin tonë të përbashkët të një Koreje të Veriut të denuklearizuar. Unë do të kërkoj miratimin e një marrëveshje të re me Rusinë, për kufizimin e a rmëve bërthamore. Besoj se synimi i vetëm i arsenalit bërthamor të SHBA-së duhet të jetë frenimi, dhe nëse është e nevojshme edhe hakmarrja ndaj një su lmi bërthamor. I takon Shteteve të Bashkuara të udhëheqin sërish rrugën, për të përballuar sfidat e mëdha që ajo ka përpara. Asnjë komb tjetër nuk e ka këtë aftësi. Asnjë komb tjetër, nuk është i ndërtuar mbi këtë ide. Ne duhet të mbrojmë lirinë dhe demokracinë, të rifitojmë besueshmërinë tonë, dhe të shohim me optimizëm dhe vendosmëri drejt së ardhmes sonë.
Marrë me shkurtime nga “Foreign Affairs”