Nga Ylli Pata

Ka një dalldi nga mbështetës të Ramush Haradinajt për të sulmuar Edi Ramën pas padisë që kryeministri i Shqipërisë ka paraqitur në gjykatën e Prishtinës ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës. Në dukje ky sherr përbën një zhurmë të madhe, pasi kemi të bëjmë me personazhe të rëndësishme, por çështja është shumë e thjeshtë: Rama konteston një akuzë që Haradinaj i ka bërë homologut të tij, çka përbën një precedent të rëndë. Deri sot, edhe pse kanë pasur disa herë marrëdhënie të komplikuara, figurat politike të Tiranës dhe Prishtinës nuk e kanë sulmuar njëri-tjetrin.

Fatos Nano nuk eshte se ka pasur një filing me Ibrahim Rugovën, madje kanë pasur edhe përplasje, por kurrë personalisht nuk e kanë sulmuar njëri-tjetrin. Hashim Thaçi me Sali Berishën nuk kanë bërë sherr asnjë minutë kur të dy ishin kryeministra. Problemi nisi pikërisht nga Berisha, kur ky i fundit nuk drejtoi qeverinë e Shqipërinë. Edhe Haradinaj, e sulmoi Ramën, njëherë nëpërmjet Buzhalës e më pas direkt pas samitit të Berlinit, kur nga Rama nuk pati një sulm ndaj kryeministrit të Kosovës.

Ramushi ngriti stekën në akuzat e tij, çka është vërtetë një rast që duhet të ndahet shapi nga sheqeri. Kush ka të drejtë? Haradinaj e konsideron qëndrimin e tij opinion, pra që ta quajë Ramën tradhëtar e që ka edhe para në mes, kurse kryeministri i Shqiperise e konsideron këtë frazë si shpifje. Një rast tipik, normal që nëse nuk zgjidhet në rrugë të tjera e zgjidh gjykata. Një proces civil. E bën çdo vend i botës. Nëse Rama nëpërmjet avokatit nuk e fiton gjyqin, fiton Ramushi, nëse kryeministri i Kosovës do të dënohet, atëherë triumfon Rama. Është një sfidë që ja vlen që ta presësh. Kur rtë dalë vendimi padyshim që do të ketë shumëçka për të debatuar, madje para vendimit që nga debatet e para në seancë, aq më shumë që Ramushi ka paralajmëruar kundërpadi. Le të presim, ndoshta do të ketë material për të gjithë…

TemA