Disa ditë më parë, Nora Istrefi dhe Robert Berisha vendosën të lënë pas gjithçka për të kaluar së bashku pushimet dimërore në Bullgari.Me të voglën e tyre Renee dhe familjarët e tjerë, ata udhëtuan dhe kaluan kohë së bashku si të mos ishin ndarë kurrë, ndërkohë që rrjeti ziente nga lajmet e ribashkimit të tyre.
Në një intervistë për “Prive”, Roberti ka folur për herë të parë për pushimet e tyre kaq të komentuara.Si çdo herë tjetër, ai ka treguar edhe njëherë respektin e madh që ka për Norën, me të cilën ka marrëdhënie aq të mira sa mund të kalojnë pushime fanstastike së bashku.“Ia kisha preferuar çdo çifti, pavarësisht çdo problemi që kanë, çfarëdo ndarjeje që kanë, duhet me mbet shokë. Gjysmën e jetës e ke kaluar me atë njeri. Duhet me mbet shokë dhe duhet me e respektu edhe më shumë se më përpara.Pushim. Shkoj me Norën, me çikën, me anëtarët e familjes. Ne gjithmonë kemi me mbet familje. Kudo që na çon jeta, rruga, Norën ose mua, ajo ka me qenë gjithmonë nëna e çikës tem.”- ka rrëfyer këngëtari.