Reperi shumë i dashur për publikun, Ledri Vula, po bën pak pushim nga muzika, për t’u rikthyer fuqishëm pas dy muajsh. Gjatë kësaj periudhe, ai po shijon jetën dhe momentalisht ndodhet në Dubai.

Ledri ka publikuar imazhe në rrjete sociale nga udhëtimi i tij, ku shihet qartë që nuk kishte si ta niste më mirë vitin 2020. Së fundmi, në profilin e tij të Instagramit, reperi ka publikuar një video teksa bën hedhje spektakolare me parashutë dhe pamja e Dubait që ndodhet poshtë tij, është thjesht magjike! “Do t’iu them fëmijëve të mi, që ky ishte Supermani”, shkruan Ledri krahas videos.