Presidenti rus, Vladimir Putine depozitoi dje në Parlament propozimet e tij për ndryshime në Kushtetutë, të paktën një javë pas njoftimit të papritur të një reforme të sistemit politik.
Ky projektligj, i publikuar në faqen e internetit të Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, Douma, propozoi një sërë masash, veçanërisht një ligj për riforcimin e rolit të Parlamentit në emërimin e kryeministrit dhe një ligj tjetër që kufizon mandatet presidenciale në dy, në vend të dy mandateve radhazi.