Nga Astrit Patozi

Është, pa as më të voglin dyshim, një gjigand i pakonkurrueshëm i mendimit politik shqiptar për të gjitha kohërat.

Sot paska thënë se “ata që janë kundër sistemit, po i shërbejnë propagandës së Edi Ramës”.

Që do të thotë se duhet të biesh dakord me Edi Ramën për ruajtjen e statuskuosë, siç ka bërë ai vetë, që të quhet se je kundër tij.

Dhe hajde pastaj bëj debat pas kësaj fraze legjendare! Ia vlen më mirë të dorëzohesh dhe të duartrokasësh, duke e konsideruar veten me shumë fat që ke jetuar në epokën e tij.

Sepse duhet talent i rrallë që të shqiptosh fjali kaq hijerënda live para kamerave dhe pa t’u dridhur qerpiku.