Një qenush i ka shpëtuar jetën pronares së tij dhe ka shmangur infektimin e saj nga koronavirusi, duke i grisur pasaportën. Fillimisht, pasi ka parë pasaportën e grisur, pronarja është acaruar keq me qenin, por më pas me siguri që e ka vlerësuar gjestin e tij. Sipas “Bored Panda”, gruaja ka publikuar në “Facebook” foto të pasaportës së saj të grisur, në fillim të këtij muaji. Ajo shpjegoi se gjeti qenin me emrin Kimi të shtrirë pranë pasportës së grisur, duke e ndaluar që të udhëtonte për në qytetin kinez.
Tani gruaja nga Taivani mendon se qeni i ka bërë një nder të madh duke i grisur pasaportën aq sa ajo nuk mund të udhëtonte për në Ëuhan të Kinës. Disa ditë pas planifikimit te udhëtimit të saj u përhap lajmi i rrezikshmërisë nga koronavirusi, i cili po merr jetë në mënyrë stë frikshme.
Disa ditë më vonë, pronarja e qenit publikoi një status tjetër në Facebook, ku shkruante: “Ju kujtohet pasaporta? Ju kujtoj se qenushi donte të më mbronte. Pasaporta ime u gris dhe shumë shpejt mësova se origjina nga ku u përhap virusi i tmerrshëm ishte pikërisht vendi ku unë do të shkoja. Për fat të mirë, qeni më shpëtoi jetën duke më bllokuar këtë udhëtim.”