“Beso që mundesh dhe do të kesh bërë gjysmën e rrugës”. Ishin këto fjalë të ish-Presidentit të SHBA-së, Theodore Roosevelt që Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.