Kryeministri Edi Rama zgjodhi sot fjalët e Shën Terezës për të përcjellë mesazhin e tij përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”. “Paqja fillon me një buzëqeshje”. Ishin këto fjalë të Shën Terezës, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm, duke dhënë një tjetër mesazh përmes fjalëve të shenjta.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.