“Kurrë mos hiq dorë nga tre gjëra: Besimi, shpresa dhe dashuria. Dhe dije që më e madhja ndër to është dashuria”, shkruan sot kryeministri Edi Rama, duke zgjedhur të tjera fjalë të shenjta për të përcjellë mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të Shën Palit, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”. Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.