Në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Kiev, me kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Dmytro Razumkov. Në vijim të vizitës së tij në Ukrainë, Rama u prit sot në takim nga kryetari i Parlamentit, Dmytro Razumkov.
Axhedën e takimeve në Kiev, kryeministri Rama e nisi paraditen e sotme me takimin me ministrin e Punëve të Jashtme, Vadym Prystaiko dhe kryeministrin e Ukrainës, Oleksiy Honcharuk
Ashtu siç deklaroi me marrjen e presidencës së OSBE-së nga Shqipëria, adresimi i krizës në Ukrainë mbetet një nga prioritetet e Shqipërisë gjatë vitit 2020. Ndaj dhe kryeministri Rama, vizitën e parë në cilësinë e kryetarit të OSBE-së vendosi ta zhvillonte në Ukrainë.