Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj ishin në Farkë në familjen Shkalla, banesa e së cilës u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit, e që tashmë është sistemuar në kontinier, deri në ndërtimin e shtëpisë së re, që sipas kreut të qeverisë do të jetë model si nga cilësia dhe siguria.
Ai deklaroi se në fund të marsit dhe fillim të muajit prill do të fillojnë që të montohen shtëpitë e reja me parafabrikate, të cilat do të grupohen. Sipas kryeministrit, pavarësisht se familjet që janë prekur nga tërmeti do të grupohen në një vend të caktuar, toka që kishin banesën që u shemb do u mbetet po atyre.
Kryebashkiaku Veliaj tha se familjet që kanë fëmijë të vegjël do të zhvendosen nga çadrat në kontinier.
Bisedat mes kryeministrit, kryetarit të bashkisë dhe kryefamiljarit të familjes Shkalla
Erion Veliaj: Nesër kanë një takim do ta shikojnë nëse i konvenon parafabrikati dykatësh që keni porositur, se janë dy kurora do të zbatojmë atë dëshirë, nëse i konvenon. Do rrëzojmë këtë dhe më pas. Për dimrin kemi zgjidhjen me kontenier
Edi Rama: Kjo nuk është cështje parafabrikati apo tullash, por të kemi shtëpi më të mira dhe më të forta, anti-sizmike dhe ato që do të ngremë i kanë këto parametra, janë shumë komode, i përdor Amerika, Gjermania. Nuk duhet pasur ideja se po u bë me llac dhe tulla është më e fortë. Mos u mërzit se do ta kapërcejmë këtë situatë.
Kryefamiljari: Faleminderit që na kujtoni, edhe ne qajmë hallin tuaj, ndoshta u fusim në siklet, por hallet bashkë do i qajmë.
Erion Veliaj: Kryeministri na la një porosi që ku ka fëmijë të vegjël, që çadra nuk është komode, kemi porositur konteniertë, kemi porositur 200. Kemi filluar edhe pastrimin e territoreve ku do të jenë lagjet e reja. Familjet do i grupojmë.
Edi Rama: Këtu janë bashkë, thjeshtë në këto raste do të rindërtohet shtëpia ku ka qenë, ndërsa në rastet e tjera do i bëjmë bashkë, nuk do i pyesim shumë, pasi është e mira e tyre, do të kenë shumë më tepër kushte të mira. Do të jenë afër njëri tjetrit, por edhe shërbimet, dhe jo nga maja e malit për të marrë pensionin poshtë, apo kur ka nevojë për një urgjencë të vijë në majë të malit, apo fëmijë ik dhe eja në majë të malit.
Ndërkohë që toka i mbetet atij që e ka dhe të shkojë ta punojë. Krijohet edhe format e tjera, mblidhen familjet….Këtë do ta bëjmë, po ecim shpejt me punët edhe besoj që në fillim të pranverës në fund të marsit me ndihmën e Zotit të fillojmë të montojmë shtëpitë e reja. Thoshte një mik i babait tim nga jugu, me rakinë e Tiranës lajmë xhamat, është ujë. Unë që katundar që jam nga Tirana mund ti bie rakisë sonë. Të japim edhe lëngun e frutave të këtij.
Edi Rama: Këtu ju frynë erë? Se te unë erë e madhe
Kryefamiljari: Frynë shumë
Edi Rama-Veliajt: Na ranë ca edhe nga ata filizat e tu
Erion Veliaj: Do i mbjellim prapë, fillon stina. Patëm shumë dëme…do i rikuperojmë.
Edi Rama-Veliajt: Mbilli një cikë më të trasha, mbilli