“Kush ua kthen njësoj atyre që i bëjnë keq, ai është njësoj si ata. Ndërsa kush nuk ua kthen të keqen njerëzve që i bëjnë keq, ai është zotëria e tyre”, tha sot Kryeministri Edi Rama duke përcjellë të tjera fjalë të shenjta në mesazhin e tij.

Ishin këto fjalë të shenjta nga dijetari Hafidh Ibën Hazmi, që Kryeministri Rama përcolli mëngjesin e sotëm përmes rubrikës “Fjalë të Shenjta”. Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.