Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me talentin e Flamengos, Rinierin.
Sipas asaj që raporton Sport Mediaset, 17-vjeçari do të qëndrojë në formë huazimi te skuadra braziliane deri në fund të këtij sezoni.
Raportohet se “Los Blancos” janë të lumtur që lojtari do t’u bashkohet atyre në verën e këtij vitit.
Skuadra spanjolle dhe familja e mesfushorit janë në pajtueshmëri që ai momentalisht mos lëvizë nga Brazili derisa t’i mbushë 18 vjeç.
Por, të dyja klubet ende nuk kanë arritur marrëveshje dhe besohet se Reali do të paguajë 6 milionë euro për kartonin e tij.