Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku po përurohet dhe reparti i ri për For cat Speciale RENEA, e nisi fjalën me një citim të Ismail Qemalit, më 1912.
“13 janar të vitit 1913 më pas se 2 muaj nga themelimi i shtetit shqiptar u themelua poli cia e shtetit. Duhet të qërohen të tillë pol icë të tillë, të zgjidhen po icë të ndershëm, kjo ishte porosia e Ismal Qemalit në atë kohë, që nuk datë skadencë, sepse kjo është A-ja e çdo pol icie shteti, të ketë njerëz të ndershëm. Sot 107-vjet nga formimi i saj e shlyem një borxh ndaj tyre duke iu vënë në dispozicion këtë strukture që i shërben stërvitjes, mirëqenies profesionale.
RENEA u themelua 1991, 12 shtator si pasardhëse e batalionit 326 antidemostratë, dhe në një moment kur diktatura e kishte marrë të tatëpjetën dhe pushteti i saj kishte rrëshqitur. Detyra e parë e atij grupi ishte të përndiqte grupin e supozuar anti regjim, ndërsa më vonë detyra e 326 ishte të parandalonte cdo mundësi rev olte kundër regjimit”, tha ai.
Por Rama tha më tej se: “Sot jemi në një botë krejt tjetër me sfida qëllime, të tjera. RENEA është një forcë krenari dhe shembull për tu ndjekur nga të gjithë që tregon se ne mund të synojmë në të gjithë perimetrin e po.licisë së shtetit të kemi standarde sjellje profesionale si vendet evropiane”, tha Rama.