Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me reportazhin e publikuar një ditë më parë në Rai3.

Postimi i plotë i Lleshajt: Nuk është hera e parë, që një media në Itali bie pre e dizinformimit dhe papërgjegjshmërisë së ndonjë individi në përcjelljen e lajmeve mbi luftën kundër kultivimit të kana bisit në Shqipëri. Kjo gazetari sensacionale pa skrupuj fyen partneritetin e shkëlqyer me kolegët italianë!

Falë këtij partneriteti Shqipëria është çliruar nga fenomeni i kultivimit masiv të kana bisit dhe shënon çdo vit rezultate asfiksuese për krimin në këtë fushë. Fatmirësisht këto rezultate janë të certifikuara nga autoriteti i padiskutueshëm i Guardia di Finanza-s. Beteja vijon ?????